Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Manchester City i jep humbjen rekord Chelsea: tifozët e Citizens i këndojnë, "ju duhet Mourinho"

Lapsi.al 10 February 2019
Manchester City i jep humbjen rekord Chelsea: tifozët e Citizens i

Në ndeshjen ku Liverpool kishte filluar të shpresonte, kampionët në fuqi të Manchester City turpërojnë 6-0 Chelsea duke mbajtur nën presion të Kuqtë me rikthimin provizior në vendin e parë. Sergio Aguero ekspozoi gjithë defektet e sistemit Sarri, duke nervozuar teknikun e Chelsea me tregolëshin e 11 në karrierë për Manchester City.

Nuk ka qetësi për Sarri, që duket se rrugën për tu kthyer në Napoli do të marrë shumë më shpejt se besonte. City, me dy gola të Raheem Sterling, tre të Aguero dhe një tjetër të Ilkay Gundogan, ishin të parezistueshëm. Njeriu i ndeshjes, edhe një herë, është Aguero që barazon Mohamed Salah me 17 gola në kryes të golashënuesve të Premier League.

E kjo betejë private, mund të vendosë shumë mbi trofeun. Kuptohet qartë kjo, nga një tjetër standing ovation rezervuar për argjentinasin, në momentin e zëvendësimit. Lojtarët e Pep u tallën, lozën dhe torturuan një grup lojtarësh që fituan Premier League dy vjet më parë.

Nukkanë kaluar vec disa muaj që kur Sarri i shkaktoi Pep humbjen e parë në Premier League në këtë sezon në Stamford Bridge, por këtu në Etihad, ata e bënë City të duket i pathyeshëm. Një performancë vërtetë e shëmtuar nga të besuarit e Sarri, aq sa mjaftoi për tifozët e City që të talleshin duke kënduar në kor, “ju duhet Mourinho”, drejtuar 4,000 londinezëve të ardhur në Manchester. Cdo gjë do të ishte më mirë se sa Sarri në këtë moment.

Të këshilluara

Video/ City fundos Chelsea në 20 minuta lojë

Ndeshja më e rëndësishme e javës së Premier League, aty ku Liverpool shpresonte të shtonte diferencën me Manchester City, po shndërrohet në një stërvitore për f...

17:22

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09