Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Luftëtari-Flamurtari derbi partnershipi: një pikë i bënte punë të dyve...

Lapsi.al 10 February 2019
Luftëtari-Flamurtari derbi partnershipi: një pikë i bënte

Në dyshim është mirë të zgjedhësh çfarë është më e sigurtë. Luftëtari është i kënaqur me cdo pikë që i shtohet klasifikimit, Flamurtari është mirë të mos humbasë në pritje të përmbushjes së premtimit të klubit për të paguar pagat e prapambetura të lojtarëve. Në këtë pikë, edhe një barazim do të kishte më shumë vlerë, se përplasja e fortë, që nuk dihej se kujt do ti buzëqeshte e kujt do ti prishte punë.

Justifikimi ishte si për Julian Ahmatajn, ashtu edhe për Ilir Dajën - mungesat. E në të dy kampet kishte mjaftueshëm: vlonjatët me mbrojtjen të riformatuar pa Allën e Deliajn dhe gjirokastritët pa tre titullarë. Në fund 0-0 pa ritëm, pa spektakël, me skuadrat që dukeshin se më shumë nuk donin të humbisnin, sesa të fitonin ndeshjen.

Me llogaritë e fitores së Tiranës, ndoshta gjirokastritët duhet të impenjoheshin pak më shumë për fitoren, por po të kesh parasysh humbjet e Kastriotit e Kamzës, atëherë Ahmataj bëri mirë që ndoqi pikën, duke ruajtur pathyeshmërinë e tij në dy ndeshjet në detyrë. 21 pikë për bluezinjtë në vendin e tetë, ndërsa Flamurtari është në kuotën e 30 pikëve, dy vende sipër gjirokastritëve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09