Flash

Përballet me sulm kibernetik parlamenti australian

Lapsi.al 9 February 2019
Përballet me sulm kibernetik parlamenti australian

Autoritetet australiane po hetojnë një tentativë vjdhjeje të dhënash që i është bërë rrjetit kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” nese dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që tentativa e vjedhjes të jetë kryer  nga një shtet i huaj, shkruan REL.

Kryeministri Australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

 Ai ka thënë se deri më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vitet e fundit. Mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI