Quhet Efmamjjasond Gonzàlez e tek mbiemri nuk ka asgjë të cuditshme, duke qenë se është një nga më të përhapurit në vendet spanjisht folëse. Ai që është impresionues është emri, i vështirë për tu shkruar e madje edhe për tu thënë, aq sa djaloshi e quan veten Jasond, shumë më thjeshtë. Por historia pas emrit është e vecantë dhe meriton të tregohet. Prindërit e kanë shpikur duke vendosur me radhë inicialet e muajve të vitit në gjuhën spanjolle: E si Enero, F si Febrero, M si Marzo, A si Abril, M si Mayo, J si Junio, J si Julio, A si Agosto, S si Septiembre, O si Octubre, N si Noviembre, D si Diciembre.
Një demonstrim i bukur fantazie që në Shqipëri do të ishte e papaërsëritshme. Djaloshi do të quhej Jshmpmqkgshtndh, e askush nuk do ta pranonte, as në zyra e as në jetën e përditshme.
E megjithatë Efmamjjasond mund të bëhet i famshëm, sepse është një talent i futbollit kolumbian. Sulmuesi 1 metër e 90, ka luajtur në moshat e Atletico Nacional të Medellin e në fund të 2018 është liruar nga kontrata. Tani është duke kryer një provë tek San Lorenzo, në Argjentinë, i rekomanduar nga Jorge Almiron, trajneri i skuadrës së parë.
Do të jetë Diego Monarriz, trajneri i Juniores të San Lorenzo, që do të vendosë në 15 ditët e ardhshme nëse djaloshi ka aftësitë të luajë me skuadrën për të cilën bën tifozllik i ati. Nuk është e thën gjithësesi të bëhet i famshëm për golat, e sigurtë që është i famshëm që tani për emrin e cmendur.