Flash

Juve është në luftë me Real dhe në mes është … Dybala

Lapsi.al 8 February 2019
Juve është në luftë me Real dhe në mes është

Është një fije e gjatë që bashkon Juventus e Real Madrid e nuk është një fije ekzaktësisht miqësore. Tensionet filluan nga ndeshja e famshme në Bernabeu, ku rikuperimi historik i Juventus u ndërpre nga një penallti në minutat shtesë e u shtuan edhe më shumë me cështjen-Ronaldo, rrëmbimi i pjesës më të cmuar të "casa blanca". Mjaftojnë për të shënuar një frakturë në raportet mes dy prej klubeve më të rëndësishëm e më fitues në në botë. Por në futboll mundësitë për revansh nuk mungojnë asnjëherë, duke filluar nga merkato. Nëse Juventus ndjek Marcelo e, sipas lajmeve të orës së fundit, edhe Casemiro. Në anën tjetër Florentino Perez ka vënë në shënjestër Dybala.

Joya ka patur një javë të komplikuar dhe tani gjendet në mes të zërave të merkatos që do të turbullonin këdo futbollist. Zëvendësimi, një keqardhje e padministruar dhe paralajmërimi i Allegri.

Brenda këtij raporti, në fjalë shumë miqësor, është një luftë që po bëhet për dominimin në Europë. Mbretëria është ajo e Real, por Juventus po rritet cdo vit dhe synon atë fron. Hierarkitë kanë ndryshuar: deri pak vite më parë bardhezinjtë ishin outsider të dy finaleve të arritura si surprizë. Sot janë favoritët, ose aty afër: nuk mund të jetë ndryshe kur në skuadër ke Cristiano Ronaldo.

Mjafton që Champions të mos bëhet fiksim. Për Juventus është një lloj sëmundje, një virus për të cilën duhet një kurë e fortë. E pavarësisht dëmtimeve shqëetësuese të Bonucci apo Chiellini, idea është që bardhezinjtë të përmirësojnë raportin me Dybala dhe të mendojnë për një motiv të vetëm: të këpusin përfundimisht atë fije që i bashkon me Real e të pushtojnë Europën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09