Flash

Irina Shayk: Përse e mbaj të fshehtë romancën me Bradly Cooper

Lapsi.al 8 February 2019
Irina Shayk: Përse e mbaj të fshehtë romancën me Bradly

Irina Shayk ka zgjedhur që të mos jetë shumë e hapur për jetën e saj private. Dhe në një intervistë së fundmi, supermodelja tregon pse dëshiron që ta mbajë larg vëmendjes së publikut lidhjen me partnerin Bradley Cooper, me të cilin ka dhe një vajzë rreth 2 vjeçe, Lea.

“Kam shumë miq që e ndajnë jetën e tyre personale në Instagram ose në mediat sociale, shumë publikisht. E admiroj dhe them se është e mrekullueshme, por mendoj se kjo ka të bëjë me zgjedhjen personale. Për shkak se puna ime kërkon që unë të jem atje jashtë, kam vendosur që jeta ime personale të jetë e qetë. Kjo është arsyeja pse ajo quhet personale, sepse është diçka mes teje dhe familjes tënde dhe ndihem e lumtur me të”, tha ajo për “Glamour”.

Dyshja, që nisi lidhjen në vitin 2015, bëri një dalje të papritur publike në tapetin e kuq të “Golden Globe Awards” në fillim të janarit. Cooper dhe Shayk mirëpritën fëmijën e tyre të parë në mars të 2017-s.

Të këshilluara

Ariana flet për lidhjen e ish të dashurit

Ish i dashuri i saj Pete Davidson është lidhur me një modele më të madhe në moshë. Ariana, mbrëmjen e kaluar po shëtiste në qytetin Culver, në Kaliforni teks...

12:45

Shantazhohet me foto themeluesi i Amazon

Ndodh që edhe njeriu më i pasur në botë të mos ketë mundësinë të sigurohet që mesazhet private të përfundojnë në duart e medies. Po flasim për themeluesin e ...

12:15

Pas fejesës, Jennifer drejt altarit

Ajo u shfaq me një unazë me diamante në një restorant të New York dhe shumë shpejt Jennifer Lawrence mund të ecë drejt altarit.  Sigurisht së bashku me të do te...

10:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI