Flash

Ermal Meta ngjitet sërish në skenën e Sanremo

Lapsi.al 8 February 2019
Ermal Meta ngjitet sërish në skenën e Sanremo

Zhvillohet sot nata e katërt e Festivalit të 69 të muzikës italiane, Sanremo 2019.

Sot është Nata e Dueteve e 24 këngëtart në garë do të përformojnë me të ftuarit e tyre specialë. Një prej tyre është kantautori shqiptar Ermal Meta.

Ai do të përformojë në shoqërinë e këngëtarit italian Simone Cristicchi, me këngën konkurruese “Abbi cura di me”.

Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga kritika e muzikës italiane por dhe nga publiku italian.

Është një mesazh universal i bukurisë së shpirtit, lumturisë, vuajtjes e faljes.

“Më pëlqeu menjëherë kënga e jam një fan i muzikës poetike të Simone Cristicchit , prandaj pranova të marr pjesë në këtë natë duetesh në Sanremo”, është shprehur artisti shqiptar Ermal Meta.

“E këtë gjë nuk do ta bëja për këdo”, ka thënë ai.

Plot një vit më parë Ermal Meta në duet me këngëtarin italian Fabrizio Moro u shpallën fitues të Sanremos 2018 me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Sivjet ky Festivali prezantohet nga aktorët komikë Virginia Rafaelle e Claudio Bisio si dhe nga kanatautori i njohur Claudio Baglioni i cili prej dy vitesh është njëherësh dhe Drejtori Artisitik i Sanremos.

Tre netët e para të Sanremo 2019 kanë regjistruar mesatarisht rreth 10 milionë telespektatorë e të shtunën 9 shkurt do të mbahet nata e finale e shpalljes së këngëve fituese.

Të këshilluara

Birce Akalay reagon për paraqitjen e saj

Aktorja e njohur 'shokoi' të gjithë pak kohë më parë kur vendosi të shfaqej me flokët e shkurtra. Një prerje e thjeshtë flokësh më pas çoi në lloj lloj aludimes...

16:45

Gigi Hadid rrëfen sëmundjen e familjes

Në një intervistë dhënë së fundmi për revistën ‘Elle’ modelja shumë e sukseshme Gigi Hadid ka folur për jetën e saj si për anën profesionale dhe atë private. ...

15:02

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI