Flash

Debati në OKB/ SHBA: Marrëveshja Kosovë- Serbi brenda 2019. Gjermania skeptike

Lapsi.al 8 February 2019
Debati në OKB/ SHBA: Marrëveshja Kosovë- Serbi brenda 2019.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen (foto), ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet gjatë vitit 2019. “Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019", tha përfaqësuesi i SHBA në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që ka fiskutuar çështjen e Kosovës. Por ai shtoi se "Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjën. Megjithëse publikisht edhe Gjermania nuk mund të dalë pro kësaj takse që është kundër parimeve të tregut të lirë, ambasadori i Berlinit në OKB ka treguar edhe anën tjetër të medajles duke përforcuar hipotezën se është Gjermania ajo që e mbështet kryeministrin Haredinaj në mbajtjen e taksës 100 përqind për produktet serbe, si një mjet për të penguar marrëveshjen përmes ndryshimit të kufijve.

Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen publikisht theksoi se nuk mund të mos lejohen produktet serbe  të futen në Kosovë, por shtoi ai: "të mos lejohen produktet e Kosovës në Serbi është gjithashtu kundër perspektivës evropiane”.

Christoph Heusgen u tregua i prerë edhe kundër politikës së Beogradit për mos lejuar njohjen e Kosovës nga shtete të tjera të OKB.

“Daçiq vetë ka udhëtuar në shtetet të cilat kanë bërë tërheqjen e njohjeve. Nuk e kuptoj logjikën që qëndron prapa kësaj: Shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Njohja e Kosovës është e njëjta mënyrë për t'u futur në BE. Duke i shtyrë vendet që ta tërheqin njohjen e Kosovës, ju jeni duke e goditur veten me duart tuaja dhe unë nuk e kuptoj këtë”, i tha Heusgen ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Pra edhe në këtë debat u pa qartë se mes SHBA dhe Gjermanisë ka divergjenca thelbësore për mënyrën se si do të arrihet marrëveshja shqiptaro- serbe. Ndërsa Uashingtoni e ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve, Berlini zyrtar e ka kundërshtuar fuqimisht atë. Madje ai e ka vënë si kusht për përparimin e vendeve tona drejt BE. Pikërishtë këtë gjë theksoi edhe kryeministri Haradinaj në intervistën e fundit në “T7”.

"Ne kemi interesa strategjike me disa vende të BE. Sot ideja e kufijve bie ndesh me interesat e këtyre vendeve... Nëse presidenti ynë flet për kufij, kjo nuk i vjen mirë Merkelit", tha ai.

Pra është e qartë se nëse të gjithë bien dakord me një zgjidhje përfundimtare të paqes mes Serbisë dhe Kosovës, palët ndahen lidhur me mënyrën se si do të bëhet ajo: përmes ndryshimit të kufijve apo jo. Dhe në një farë mënyre nga kjo do të vendoset edhe për afatet e saj. Nëse në SHBA mendohet se gjithçka mund të zgjidhet brenda 2019, disa nga vendet vendimmarrëse në BE nuk janë kaq optimistë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Greva/ Tani pedaogët përballë qeverisë

Ajo që ishte paralajmëruar tashmë ndodhi. Asambleja e pedagogëve, pra shumësia e të gjithë atyre që përbëjnë fakultetin e shkencave sociale kanë shpallur sot gr...

18:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI