Dwayne “The Rock” Johnson zbuloi se ishte zgjedhja e parë për të prezantuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2019”, por e refuzoi për shkak të angazhimit të tij në xhirimet e filmit “Jumanji 3”.
Këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” do të zhvillohet pa një prezantues, për herë të parë pas 30 vitesh. ABC Entertainment, që do transmetojë ceremoninë e Akademisë, tha se do të vendosë në pah të famshmit që prezantojnë dhe i japin trofetë fituesve.
Në dhjetor 2018, komediani Kevin Hart hoqi dorë nga roli që iu dha pas polemikave mbi komentet e tij homofobike në rjetin social “Twitter”. Ai tha se nuk donte të ishte një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se i vinte keq që lëndoi njerëzit me komentet e tij.
