Flash

Endrit Mertiri: Çfarë ka ndodhur mes Anxhelinës dhe Beatrix

Lapsi.al 7 February 2019
Endrit Mertiri: Çfarë ka ndodhur mes Anxhelinës dhe Beatrix

Anxhelina dhe Beatrix e mbyllën vitin 2018 me një zënkë mes tyre.

Kushërirat u përfolën për një mosmarrëveshje që patën në fundvit, dhe më në fund një person shumë pranë vajzave ka folur për këtë situatë.

I ftuar në “You and Me” në Nrg Radio, fotografi Endrit Mërtiri tha se nuk i takon të flasë për këtë çështje, e megjithatë dha një mesazh për të gjitha mediat që folën mbi zënkën e dy kushërirave.

“Sigurisht që s’më takon mua të flas për këtë çështje, por meqë m`u dha rasti kam një mesazh për mediat dhe publikun nisur edhe nga historia ime. Njerëz jemi dhe debate kemi”, u shpreh fotografi.

Ai foli edhe për zënkën e tij me miken e ngushtë Aurela Hoxhën, me të cilën nuk kishte folur për një javë:

“Unë me Aurela Hoxhën zihem shpesh për gjëra që nuk biem dakord. Qëndruam një javë pa folur një herë dhe mediat e bënë qimen tra, ndërkohë që ne më pas u pajtuam. E kuptoj që duan klikime dhe kjo është puna e tyre, por hiperbolizimi i situatave nuk është një gjë e mirë”, tha Endriti.

Moderatorja e emisionit Julka Gramo e ka ngacmuar fotografin duke i thënë se ai e konfirmoi disi lajmin se mes Beatrixit dhe Anxhelinës ka pasur një “zënkë”, por Endriti nuk ka pranuar ta ketë bërë këtë gjë.

Epo në një farë mënyre mendojmë se e bëri!

“Iconstyle.al” zbuloi pak kohë më parë se “molla e sherrit” mes dy vajzave ishte bërë grimieri Ariel, me të cilin Anxhelina jeton në një shtëpi.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila me sa duket është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-ën.

Të këshilluara

Pas letrës nga babai, reagon Meghan Markle

Meghan Markle ishte aq e mërzitur nga sulmet e përsëritura të babait të saj në media, saqë vendosi t’i shkruante një letër duke i kërkuar që t’i jepte fund sulm...

11:05

Telashe për Zara-n, kopjon firmën kozmetike

Nuk është hera e parë që një kompani e fuqishme në mbarë botën si Zara i hap vetes probleme. Këtë herë bëhet fjalë për një T-Shirt të verdhë, raportojnë mediat ...

10:25

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI