Flash

Ekspertët britanikë japin alarmin: Ngrohja globale po hyn në fazë kritike

Lapsi.al 7 February 2019
Ekspertët britanikë japin alarmin: Ngrohja globale po hyn në

Shërbimi Kombëtar i Motit në Britaninë e Madhe njoftoi se bota është në mes të asaj që ka të ngjarë të jenë 10 vitet më të ngrohta që kur filloi matja e temperaturës botërore më 1850.

Shërbimi britanik parashikon se temperaturat në secilin nga pesë vitet e ardhshme do të jenë afër, ose 1 gradë Celsius, më të larta se periudha para industriale. Gjithashtu ekziston një mundësi e vogël që në njërin nga pesë vitet e ardhshme temperaturat globale të arrijë në mbi 1.5 gradë Celsius.

Ky nivel i temperaturës vlerësohet si kritik për procesin e ndryshimeve të klimës.

Nëse të dhënat përputhen me parashikimin, atëherë dekada nga 2014-2023 do të jetë më e ngrohtë në më shumë se 150 vjet të mbajtjes së të dhënave.

“Ne sapo kemi bërë parashikimet e këtij viti dhe ato sugjerojnë se po ndodh ngrohja e shpejtë në nivel global”, tha për BBC, Adam Scaife, kreu i parashikimit afatgjatë në Shërbimin britanik të motit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI