Në mediat ndërkombëtare është shkruajtur se Ariana Grande pas një ofendimi që ka marrë nga producentët e “Grammy Awards” nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe madje nuk do të performojë mbrëmjen e së dielës.
Por duket se vendin e saj e ka zënë tashmë dikush tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për Dua Lipën e cila ka bërë një postim në Instagram, ku tregon se të dielën do të ngjitet në skenën e “Grammy Awards”. “E fundit para se t’ju bombardoj me çmenduritë e javës së Grammy! A ju thashë që do të performojë këtë të dielë në Grammy Awards?”- ka shkruajtur Dua Lipa.