Flash

'Abuzoi, më la shtatzënë dhe më ngjiti sëmundjen', ish e dashura e 6ix9ine rrëfen historinë me reperin

Lapsi.al 7 February 2019
'Abuzoi, më la shtatzënë dhe më ngjiti

Një nga ish-të dashurat e Tekashi 6ix9ine rrëfehet se është abuzuar fizikisht dhe seksualisht prej reperit, i cili u shpall fajtor për 9 akuza.

Sara Molina, nëna e fëmijës 3 vjeç që erdhi në jetë nga marrëdhënia me reperin, tha për “Daily Beast” se reperi e ka dhunuar disa herë gjatë udhëtimit në Dubai, në tetor të 2018-s.

Ajo pretendon se 22-vjeçari filloi ta rrihte për dy orë pa ndërprerje, sepse bëri një debat me menaxherin e tij të atëhershëm Kifano ‘Shotti’ Jordan. Dyshja nisi lidhjen që nga viti 2011.

“Ishte shumë i nxehur, unë isha e trembur. Nuk e kisha parë kurrë të sillej ashtu. Më gjuajti aq shumë në veshin e djathtë, sa mendova se do të mbesja e shurdhër”, tregon 23-vjeçarja.

Molina tha se reperi nisi ta mbyste dhe ta shkelmonte, kur u ndje i lodhur duke e gjuajtur me grushte. Ajo u zgjua të nesërmen në mëngjes dhe ai e detyroi që të kryente marrëdhënie seksuale.

Ajo tregoi se reperi i kishte thënë se ka fjetur me 70 femra të tjera vitin e kaluar, duke lënë shumë prej tyre shtatzënë. Molina kishte marrë disa sëmundje seksualisht të transmetueshme.

“Ai pranoi se ishte një person i varur nga seksi”, shtoi ajo.

Molina i tregoi medias fotot , në të cilat dukej me sy të nxirë dhe buzën e vrarë.

Ajo tregon se në një grindje më përpara, reperi nisi ta dhunonte në sytë e vajzës, e cila ishte vetëm 2 vjeçe në atë kohë.

Të këshilluara

Salma Hayek: Krenare për moshën time

Salma Hayek nuk ka asnjë problem me procesin e plakjes. Aktorja 52-vjeçarja në një selfie në Instagram tregoi me krenari flokët e saj të thinjura. “Krenare për...

16:01

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI