Flash

FOTO/ Historia e pabesueshme e ish-modeles: nga milionere, në lypëse rrugësh

Lapsi.al 5 February 2019
FOTO/ Historia e pabesueshme e ish-modeles: nga milionere, në lypëse

Nastasia Urbano ka qenë një ndër modelet më të njohura dhe imazh i kopertinës së revistës së njohur “Vogue”. Ajo fitonte mbi një milionë dollarë, në kulmin e karrierës së saj. Por tashmë, në moshën 57-vjeçare, në mënyrë të pabesueshme, Nastasia jeton në rrugët e Barcelonës dhe mbijeton duke lypur. Gjithçka për të ndryshoi kur u takua me bashkëshortin e saj.

“Ai nuk më la asgjë, vetëm rrobat e trupit. E vetmja gjë e mirë nga lidhja me të, ishin fëmijët. Pjesa tjetër ishte tmerr. Ai paguante për gjithçka me paratë e mia. Vetëm dy ditë pasi u njoha me të, më bëri që t’i blej një BMW si budallaqe”, - thotë ajo.

Si të mos mjaftonte kjo, Urbano tani vuan edhe nga depresioni, pasi nuk është e lehtë, që nga një yll, të përfundosh rrugëve duke lypur.

“Dua të jetoj, jo të mbijetoj. Jam lodhur duke mbijetuar dhe duke lypur. Dua që fëmijët e mi të më shohin. Dua ta marr veten dhe të jem mirë, kështu që ata të jenë krenarë për mua”, - tregon 57-vjeçarja, e cila është braktisur edhe nga fëmijët.

Urbano në moshën 20-vjeçare la Spanjën për të jetuar në Nju Jork.

“Isha në çdo revistë, më donin të gjithë. Merrja 1 milion dollarë në vit për vetëm 20 ditë punë. Drekoja e darkoja me Jack Nicholson e Andy Warhol. Merrja pjesë në festat e Melanie Griffith dhe Don Johnson. Kisha gjithçka, jetoja si një mbretëreshë”, - tregon 57-vjeçarja, që tashmë jeton vetëm me kujtime.

Image result for Nastasia Urbano

Image result for Nastasia Urbano

Image result for Nastasia Urbano

Të këshilluara

Zbulohen personazhet e 'Zombieland 2' (FOTO)

Pas konfirmimeve të para mbi kastin, “Zombieland 2” mori pjesë edhe në sfidën më të famshme të momentit #10yearchallenge, duke bashkuar yjet si Emma Stone, Jess...

19:13

Çmimet e Iphone do të ulen

Të ardhurat e “Apple” nga shitja e celularëve “iPhone” ka rënë nga dhejtori dhe kompania më në fund ka menduar të bëjë disa ndryshime. Sipas drejtorit ekzeku...

17:28

Trendet e flokëve për 2019-tën (FOTO)

Kritikët e modës, eksperëtët, blogeret kanë folur me njëri-tjetrin dhe më në fund kanë vendosur se cilat do të jenë tendencat e flokëve që do të dominojnë gjatë...

17:30

Fustani nudo, trend për nuset e 2019 (FOTO)

Disa mund të jenë për fustanin e bardhë tradicional, ndërsa disa të tjera mund të kërkojnë diçka unike që u përfaqëson dhe personalitetin. Por, për ato nuse ...

16:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI