Flash

34, por nuk i tregon: Ronaldo feston ditëlindjen e parë bardhezi, Juventus e uron kështu…

Lapsi.al 5 February 2019
34, por nuk i tregon: Ronaldo feston ditëlindjen e parë bardhezi,
Cristiano Ronaldo feston ditrëlindjen e parë me fanellën bardhezi, por mosha nuk i prish aspak punë fenomenit portugez. 34 vjetori e ka gjetur CR7 në kulmin e formës dhe vjen nga dy gola kundër Parmës, që pavarësisht se nuk i dhanë dot fitoren Juventus, e konfirmuan portugezin si një lider të padiskutueshëm në fushë. Të përpikta urimet e klubit, në faqen zyrtare… "Një ditëlindje që të gjithë ne e festojmë duke patur ende parasysh dy perlat e shënuara të shtunën në kampionat, kundër Parma. Dy gola që e kanë ngjitur në krye të klasifikimit të golashënuesve, në vitin e parë në Serie A. Gol që i shtohen lojërave të prestigjit që na ka dhuruar deri tani, e që e projektojnë në Olimp (edhe) në futbollin tonë me numra të frikshëm. Dy statistika mbi të gjitha: CR7 i ka shënuar 13 nga 19 skuadrave me të cilat është përballur e ka shkuar në gol gjashtë herë në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit. Për të mos folur për goditjen me kokë që i dhuroi Juventus trofeun e parë të sezonit në Jeddah. Cristiano është Cristiano, nuk duhet të përdorësh asgjë tjetër për ta përshkruar: duhet shpikur. E gjithë ajo që mund të bëjmë, me të gjithë tifozët bardhezi, është një standing ovation e ti urojmë ditëlindjen!"

Të këshilluara

Video / Sadio Mane shënon për Të Kuqtë

Sadio Mane ka shënuar golin e avantazhit për Liverpool në minutën e 22'. 1-0 udhëheqin Të Kuqtë në sfidën ndaj West Ham United në London Stadium. https://cdn...

21:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09