Flash

Video / Liverpool ndalet nga West Ham, City -3 larg

Lapsi.al 4 February 2019
Video / Liverpool ndalet nga West Ham, City -3 larg

Barazimi i dytë radhazi në Premier League për Liverpool që nuk arrin të shkojë më shumë se 1-1 në fushën e West Ham. Ndodh gjithçka në pjesën e parë. Në minutën e 23' Të Kuqtë kalojnë në avantazh falë Mane. Nuk zgjat shumë dhe në të 26' janë Hammers që barazojnë mbi zhvillimet e një goditje dënimi të Felipe Anderson, me Michail Antonio që ndëshkon Alison me një diagonale të saktë. Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp u përpoq të ndryshonte situatën, por pa sukses duke e mbyllur kështu ndeshjen në shifrat 1-1. Pas këtij frenimi Liverpool e çon në -3 diferencën ndaj Manchester City të vendit të dytë dhe gara për titullin është më shumë se e hapur. Në fund të javës së 25 të Premier League, Të Kuqtë vijojnë të udhëheqin renditjen me 62 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=ka8QxjqxUfk

 

Të këshilluara

Video / Sadio Mane shënon për Të Kuqtë

Sadio Mane ka shënuar golin e avantazhit për Liverpool në minutën e 22'. 1-0 udhëheqin Të Kuqtë në sfidën ndaj West Ham United në London Stadium. https://cdn...

21:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09