Flash

Plas në Vlorë: Alla, Torassa e Kale një hap larg zgjidhjes së kontratës

Lapsi.al 4 February 2019
Plas në Vlorë: Alla, Torassa e Kale një hap larg zgjidhjes

Zgjidhja e situatës financiare në Vlorë duket ende mirazh. Përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, kundër Tiranës, kuqezinjtë po i kryejnë me mendjen tek financat. Situata vijon të mbetet e njëjtë në ambjentet e klubit, ndërsa për momentin nuk ka ende largime, me lojtarët që janë ende në pritje të zhbllokimit të situatës financiare.

Lojtarët kishin marrë garanci për zgjidhjen e saj, madje ishte deklaruar se deri në datë 2 shkurt do të kalonin një pjesë e pagave, por ashtu si konfirmohet nuk ka ende asnjë lëvizje të tillë. Skuadra ka vijuar edhe këtë të hënë stërvitjen, në kuadër të ndeshjes së kthimit të mërkurën ndaj bardhebluve, psikologjikisht të rënduar.

Mësohet se Mohamed Useini është lojtari i radhës që ka lënë afat për kalimin e pagave, madje deklarohet se ka vendosur ditën e mërkurë, atë të ndeshjes, për zgjidhjen e situatës, por pas nuk mbeten as lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Alla, Torasa, apo edhe Kale, të cilët janë ndër lojtarët kryesorë të vlonjatëve dhe natyrisht kërkojnë garanci, por njëkohësisht edhe kalimin e pagave.

Vetëm normale nuk është vigjilja e kthimit me Tiranën, në të cilën Flamurtari duhet të rikuperojë dy gola: por në këtë gjendje vështirë se mund të mendohet dicka e tillë…për më tepër që dicka është e sigurtë - lojtarët nuk kanë ndër mend të presin pafundësisht.

Të këshilluara

Video/ Sergio Aguero trefishon ndaj Arsenal

Sergio Aguero ka shënuar golin e tretë për Manchester City dhe personal ndaj Arsenal. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 61' të takimit që po luhet në E...

18:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09