Flash

20 vjeçari që mashtroi dy tv më të mëdha në vend ishte i inflirtuar i Vizion Plus

Lapsi.al 4 February 2019
20 vjeçari që mashtroi dy tv më të mëdha në vend

20-vjeçari i cili mashtroi duke u shtirur si piktor me famë botërore në dy emisionet “Rudina” në televizionin “Klan” dhe “Ftesë në pesë” në “Top Channel”, në fakt ka qenë duke aktruar.

Edlir Reka ka zbuluar të vërtetat e këtij inskenimi duke thënë se gjatë gjithë kohës ka luajtur rolin e një aktori të inflirtuar nga emisioni “Bypass Show” i “Vizion Plus”.

Sipas Elirit, gjithçka ka ndodhur me dijeni të plotë për të provuar nivelin e gazetarisë në Shqipëri dhe sipas tij, ai ia ka arritur të aktrojë siç duhet rolin që iu përcaktua.

Ai shprehet se nëpërmjet këtij roli, vërtetoi sesa “përtokë është gazetaria shqiptare”.

Stafi i “Bypass Show” e ka marrë përsipër këtë shpjegim duke e shtjelluar rastin në puntatën e djeshme ku u sqarua se Edliri ishte i infiltruari i tyre.

Emri i 20-vjeçarit Edlir Reka u shfaq kudo në mediat online, pasi ai pretendoi se kishte fituar çmimin e parë të një konkursi në Moskë, por dikush me koment në Instagram zbuloi se piktura i përkiste një artisti të huaj.

Kaq mjaftoi që të zbulohej se, pothuajse të gjitha pikturat e publikuara në Instagram-in e tij ishin fotomontazh.

Gënjeshtra e Edlir Rekës tronditi mbarë opinionin publik dhe nxiti debate të mëdha në rrjetet sociale.

Pati dhe një reagim nga ana e Rudina Magjistarit, e cila sërish e ftoi Elirin në emision për të sqaruar të vërtetën, pa qenë në dijeni se ai në të vërtetë ishte një aktor i “Bypass Show”.

Më poshtë gjeni fjalën e tij të plotë:

Të këshilluara

Kylie Jenner, gati për bebin e dytë (Foto)

Kylie Jenner dhe Travis Scott sapo festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Stormi, por ata nuk duan të ndalojnë aspak këtu. Kujdesi dhe dedikimi për Storm...

10:12

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI