Flash

Video/ Partizani fitore "etike": titullarët e Kamzës gjejnë kohën për bojkot pikërisht në këtë ndeshje

Lapsi.al 3 February 2019
Video/ Partizani fitore "etike": titullarët e Kamzës

Partizani fitoi në Kamëz, duke vazhduar rrugën drejt titullit kampion. Mjaftoi një gol i Asanit në fillimin e pjesës së dytë për të kaluar një pengesë, që në kushte të tjera do të kishte qenë "vërtetë" e vështirë. Por me gjysmën e titullarëve të Kamzës, për të mos thënë më shumë, që gjetën kohën të bojkotonin një situatë që zgjat prej muajsh, pikërisht në ditën e ndeshjes me kryesuesit e kampionatit, të cilëve i janë mirënjohës për qendrimin në Superiore sezonin e kaluar.

Por Partizani ishte shumë "etik", për ta turpëruar kundërshtarin në shtëpi, kështu që mjaftoi goli i Asanit. Gjithnjë është ai, që nxjerr nga telashet skuadrën e Gegës, ndonëse këtë herë nuk bëhej fjalë për ta nxjerrë nga telashet, por për të legjitimuar fitoren, që komplikon pozitën e skuadrës së Gjokës, që e mori me shumë sportivitet situatën, por shtyn përpara të kuqtë në objektivin për të mbajtur 5 pikë larg Kukësin e frikshëm.

Ndeshja nuk kishte histori, ose historia e saj ishte pak e besueshme, duke parë mënyrën se si erdhën skuadrat në këtë sfidë. Blerjet e janarit nuk u panë tek Kamza, të tjerët kërkonin pagat e pamarra, ndërsa ata që luajtën nuk mund ti bënin rezistencë kryeqytetasve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09