Flash

Video/ Milan pikë Champions dhe super Piatek; mban premtimin e bërë Mihajlovic

Lapsi.al 3 February 2019
Video/ Milan pikë Champions dhe super Piatek; mban premtimin e

Një qytet dhe dy përjetime të ndryshme emocionale pas javës së 22 të Serie A: Milan merr një barazim të rëndësishëm në luftën për një vend në Champions, ndërsa Inter është në krizë të plotë, i mundur tani edhe nga Bolonja. Super Piatek po rezulton deciziv dhe konfirmon vendimin e duhur të Milan për të larguar Higuain: tre gola në dy ndeshje me fanellën kuqezi për polakun, edhe në këtë transfertë impresionues.

Në Olimpiko kuqezinjve të Gattuso i duhej të mos mundeshin, për të mos u kaluar nga Roma në renditje dhe mundësinë për ta bërë ia dha Piatek, me golin e minutës së 26. Pasi i shënoi dy herë Napolit në Kupën e Italisë, në ndeshjen e parë nga minuta e parë me Milan, sulmuesi përsëritet edhe kundër Romës në kampionat.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6r/6rG1.mp4

Sindromat e pakujdesisë nuk është se janë zhdukur në Milano dhe në aksionin e parë në rifillimin e lojës, Nicolo Zaniolo barazoi rezultatin, duke përfituar nga një gafë e Musacchio. 36 pikë dhe vendi i katërt për skuadrën e Gattuso, që mban një pikë larg Romën, por nëse spondi kuqezi i qytetit mund të jetë i lumtur, gjysma tjetër kurrësesi.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/rw/rW1E.mp4

Vazhdon 2019 e errët për Inter, që ka dalë i mundur 1-0 nga Bolonja, që nuk fitonte prej 14 javësh. Në San Siro vendosi një gol me kokë i Santander në të 32', duke i dhënë një debutim ëndërrash Mihajlovic. Tekniku serb i kishte paralajmëruar zikaltrit se dinte si ti mundte dhe e mbajti premtimin e bërë. Një fitore e merituar e kuqebluve, që rezistuan ndaj sulmeve të zikaltërve. Garë për tu harruar për Icardi, Perisic e Nainggolan dhe pankinë që lëkundet gjithnjë e më shumë për Luciano Spalletti.

Të këshilluara

Video/ Sergio Aguero trefishon ndaj Arsenal

Sergio Aguero ka shënuar golin e tretë për Manchester City dhe personal ndaj Arsenal. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 61' të takimit që po luhet në E...

18:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09