Flash

Sms kërcënuese e Abramovic për teknikun Sarri: Chelsea fiton, por italiani rrezikon shkarkimin

Lapsi.al 3 February 2019
Sms kërcënuese e Abramovic për teknikun Sarri: Chelsea fiton, por

"Të fitosh nuk është e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka rëndësi". Gjatë eksperiencës së tij në Serie A, Maurizio Sarri e ka dëgjuar shpesh këtë frazë, por sapo zbarkoi në Premier League ka mësuar se ndonjëherë të fitosh mund edhe të mos mjaftojë. Chelsea është kthyer tek suksesi pas një periudhe të vështirë, duke shkatërruar Huddersfield, me dygolëshin e parë anglez të Higuain, por pas ndeshjes pronari i Blues, Roman Abramovich, i ka dërguar një sms teknikut të tij, duke e kërcënuar se do ta shkarkojë.

Lajmin e ka bërë publik 'Daily Express' që flet për disa mesazhe dërguar nga numri 1 i klubit, drejt teknikut duke kërkuar shpjegime për krizën e javëve të fundit. Në kontekst është fiksuar zona Champions League si objektiv për të merituar konfirmimin: pa Champions, në fund të sezonit Sarri do të shkarkohet, tregon tabloidi anglez.

Mesazhi i qartë, o Champions o shkarkim, sepse edhe një klub i pasur si ai londinez nuk mund ti lejojë vetes të qendrojë jashtë Europës. Abramovich nuk duket fare i bindur nga tekniku italian, ndaj nuk ka humbur kohë të kërkojë zëvendësuesit: emri i Mauricio Pochettino është në majën e listës së dëshirave.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09