Flash

Luftëtari i falet Ahmataj për mbijetesën: Laçi inekzistent në fushë

Lapsi.al 3 February 2019
Luftëtari i falet Ahmataj për mbijetesën: Laçi inekzistent

Kush ka nevojë për pikë mbijetese të ndryshojë trajner: e bëri Ernest Gjoka kur mbërriti në Kamëz, po e bën Bledar Devolli tek Kastrioti dhe e konfirmoi Julian Ahmataj në debutimin në pankinën e Luftëtarit. 0-2 në një transfertë si ajo e Lacit, e vështirë edhe për ata që pretendojnë për titull, e provoi Kukësi në shtëpi, vetëm një javë më parë, por sic duket gjirokastritët (ata që morën pesë në shtëpi nga Kastrioti) gjetën formulën magjike të transformimit, nga një skuadër e shthurur në një ideale.

Dy golat e shënuar nga Kociolis dhe Aleksit, të dyja në pjesën e parë, kanë nxjerrë gjirokastritët triumfues nga fusha e kurbinasve: bardhezinjtë nuk ishin ata që jemi mësuar të shohim, e bluezinjtë gjithashtu, gati-gati ngjanin me ata impresionuesit e një viti më parë, kur arritën në Europë. Të mendosh që këtë perfomancë të besuarit e Ahmatajt e bënë pa dy lojtarët më të mirë Rroca e Shkurtaj, tashmë në urdhërat e Kukësit. Pragmatizëm, fat, ditë jo e kundërshtarit: mund të ketë shumë emra, por sigurisht shkopin magjik nuk e kishte Ahmataj, që ka vetëm dy ditë që ka zëvendësuar Mezanin në Gjirokastër. Nëse ka dikush meritë në fitoren e Luftëtarit, ai është Laci inekzistent në fushë dhe aspak agresiv, si e kanë përcaktuar të gjithë trajnerët që kanë luajtur në atë fushë.

Në fund, mbijetesa ka zhvillimin më të madh me Kastriotin që kalon Kamzën dhe Luftëtari që krijon një distancë sigurie: 20 pikë për bluezinjtë, katër më shumë se Kastrioti, ndërsa Laçi mbetet në kuotën e 31 pikëve, me zonën europiane vetëm katër pikë larg.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09