Flash

Allegri ironik ndaj kritikëve: "Kënaqëm ata që donin të shihnin lojën e bukur, por që nuk të shpërblen "

Lapsi.al 3 February 2019
Allegri ironik ndaj kritikëve: "Kënaqëm ata që donin

Pas rrëzimit në Bergamo në Kupës së Italisë, Juventus ndaloi sërisht në kampionat. Një situatë e paprovuar nga bardhezinjtë, gjë që e bëri teknikun Massimiliano Allegri të ironizojë ata që e kritikonin më parë e ata që nisën ta bënin pas dy ndeshjeve pa fitore: "Kënaqëm të gjithë ata që donin të shihnin lojën e bukur, por që në fund nuk të shpërblen. Ishim shumë të lehtë në fazën difensive, gabuam në dy golat e fundit, madje tek i fundit ishte një gafë konceptuale, sepse ata ishin dy. Por bëmë një ndeshje të mirë, krijuam shumë dhe në fund barazuam 3-3".

Tekniku i bardhezinjve, Allegri, nuk është shqetësuar nga kjo ndalesë, edhe pse ndoshta duhet ta bëjë. Me dëmtimet e dyshes së qerndrës Chiellini-Bonucci muri difensiv nuk është i njëjti dhe në prag është Champions. "Në këtë moment ky barazim mund të na bëjë punë – tha Allegri – duhet të kuptojmë që kur jemi sipërfaqësorë, ndëshkohemi. Kampionati nuk ka mbaruar akoma, kemi ende shumë fitore për të bërë. Ishte hera e parë që ata të katërt luanin bashkë, bëmë gabime, ashtu si kundër Atalanta, por duhet të kthehemi të vuajmë".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09