Ilir Meta iu përgjigj akuzave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi lidhur me përplasjen më të fundit për projektin për ‘Unazën e Madhe’.
Meta me qëndrim zyrtar për Unazën e Re: Të anulohet projekti
Në një reagim për mediat në përgjigje të akuzave të kryeminstrit zëdhënësi i presidentit thotë se reagimi i Ramës ishte aspak serioz.
Rama: Pse Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës
Blushi teksa i referohet kontratës së aferës, shkruan se vartësit e Ramës kanë përgatitur dokrra.
Veliajt, Blushi i shkruan se të gjithë qytetarët e neverisin korrupsionin kriminal dhe të pacipë tek Unaza e Re.
Veliaj thumbon Metën: Nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë
Reagimi për Ramën
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi pas reagimit aspak serioz të Kryeministrit lidhur me çështjen e projektit të “Unazës së Re” sqaron se:
Në procedurën e tenderimit :
Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” – Loti 1 .
Vlera e fondit limit të tenderit të shpallur nga ARRSH për Lotin 1 ka qenë = 2 246 450 297Lekë OSE 18 116 534 EURO
Vlera e kontratës së lidhur me kompaninë fiktive “DH Albania” = 2 246 450 000 Lekë ose 18 116 532 EURO
Sigurimi i Kontratës prej 10 % te vlerës së kontratës në shumën = 224 645 000 lekë të reja OSE 1 811 653 EURO Sipas “dokrrave ligjore” që kanë përgatitur vartësit e tij, lindin disa pyetje për Kryeministrin :
A ka kërkuar sipas rregullave të prokurimit publik qeveria dhe ARRSH konfiskimin e kësaj vlere (sigurimin e kontratës) për llogari të Shtetit Shqiptar, pasi u faktua se kontratën e kishin lidhur me një kompani fantazëm?
A ka mundur shteti të garantojë interesin publik në këtë rast, duke konfiskuar sigurimin e kontratës, apo edhe ky dokument (sigurimi i kontratës) ka qenë i falsifikuar?!Këto dhe shumë detyra të tjera, ligji ja ngarkon Kryeministrit dhe vartësve të tij që t’i bëjnë.
Shtëpia me tjegulla dhe shteti me rregulla, thotë populli ynë.
Reagimi për Veliajn
100 për qind e qytetarëve e neverisin KORRUPSIONIN e pacipë dhe KRIMINAL të Unazës së Re!