Flash

Video/ Kukësi fitoi në Vlorë se Pollozhanit i'u anullua një gol spektakolar. Idrizi i tërbuar: " U kujtua se u harrua furia anti-Vlorë"

Lapsi.al 2 February 2019
Video/ Kukësi fitoi në Vlorë se Pollozhanit i'u anullua

Kukësi fiton në Vlorë por sa shumë polemika, pas 1-2 me të cilin veri lindorët u imponuan. Flamurtari ka bërë një ndeshje karakteri, por ka dalë pa pikë, pas një goli në akrobaci të Artim Pollozhanit, që iu anullua nga arbitri Olsi Sokoli. Administratori Sinan Idrizi nuk është përmbajtur pas ndeshjes, duke akuzuar sistemin dhe komplotin kundër Flamurtarit. " U kujtua se ndoshta u harrua furia anti-Vlorë, por janë rikujtuar - tha Idrizi -. Duhet më respekt për njerëzit që investojnë në futboll. As më shumë, aq më tepër. Nuk e mendoj gjykimin, dua vetëm respekt".

Në fakt, me rezultatin 1-2 Pollozhani ka shënuar në minutën e 48, por arbitri Sokoli e ka konsideruar lojë të rrezikshme, veprimin në akrobaci të mbrojtësit, që do të kishte shënuar dygolëshin personal, pasi atij që barazoi provizorisht rezultatin në minutën e 33.

E gjithë ndeshja nisi keq për vlonjatët me Ethemi që shënoi avantazhin e Kukësit në minutën e 10′ , duke kapur në kundërsulm, të pavendosur prapavijën vlonjate. Goli i parë me fanellën blu i Eduard Rrocës (35′) vendosi edhe ndeshjen, favorizuar nga një trajektore e paimagjinueshme e topit për shkak të erës së fortë, që befasoi edhe Kolicin.

Me këtë sukses, Kukësi u ngjit në kuotën e 38 pikëve, duke presionuar Partizanin kryesues, ndërkohë që Flamurtari mbetet në vendin e 6-të me 29 pikë.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09