Flash

Trajneri i çudirave - gjashtë pikë në dy ndeshje: Devolli e con Kastriotin më afër shpëtimit se kurrë

Lapsi.al 2 February 2019
Trajneri i çudirave - gjashtë pikë në dy ndeshje: Devolli

Kastrioti ishte menduar skuadra e rënë nga Kategoria, pa nisur ende kampionati, e kjo u konfirmua edhe me kalimin e javëve. U ndryshua trajneri, asgjë nuk ndodhi: krutanët asnjëherë nuk u futën në lojë për shpëtimin, pavarësisht se ca pikë i bënë....deri kur në pankinë erdhi Bledar Devolli. Gjashtë pikë në dy ndeshje dhe jo cfarëdo: një transfertë në Gjirokastër dhe një kundër kampionëve në fuqi.

"Unë di që kemi bërë një ndeshje të madhe, ndaj një kundërshtari të madh - tha Devolli - . Kemi bërë një përgatitje të madhe dhe në goditjet standarte. Kemi mësuar të vuajmë edhe kur nuk kemi topin, si në golin e dytë që shënuan. Më pëlqen ekipi dhe jam i lumtur".

Tekniku gjirokastrit debutoi pikërisht në shtëpi, aty nga ku e kishin larguar si të padobishëm tre vjet më parë. Por këtë herë historia shkoi ndryshe: Luftëtarit i shkaktoi humbjen më të rënd në histori brenda murëve të shtëpisë, duke e dërrmuar 1-5. Edhe pas kësaj, prapë kreditet e shpëtimit nuk ishin të larta, por 2-1 ndaj kampionëve të Skënderbeut kanë bërë që skuadra të largohet nga vendi i fundit dhe të shkojë një pikë nga zona e shpëtimit.

"Këta lojtarë kanë uri për të fituar - theksoi gjirokastriti -. Unë vetëm me punë këmbëngul. Në stërvitje ndidhem entuziast, nuk duhet të fluturojmë dhe duhet të marrim sa më shumë pikë. Nëse shpëtojmë do jetë arritje e jona dhe jo mrekulli".

Devolli është trajneri i tretë në këtë sezon që ulet në pankinën e Kastriotit, pas Elvis Plorit dhe Stavri Nicës.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09