Megjithëse Ditmir Bushati u largua nga qeveria vetëm se e quajti idenë e shkëmbimit të teritoreve hapje të kutisë së Pandorës, ish kryeministi Pandeli Majko ka trguar edhe njëherë se nuk bën kompromis kur vjen fjala për Kosovën. Në studion e ABC Neës ministri për diasporën, Majko, komentoi se askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka dhënë leje për të bërë çudira. Ai ka përmendur Berlinin dhe Londrën që janë shprehur hapur kundër idesë të shkëmbimit të teritoreve.
“Ka një qartësi nga politika gjermane dhe britanike, që kanë thënë se staus quo është e rëndësishme dhe jo nga interesat e tyre, por nga koncepte të kontratës ndërkombëtare që është projekti i Ahtisarit. Vendimi i Gjykatës Ndërkomëbatre për çështjen e Kosovës dhe të drejtën për pavarësi të Kosovës nuk ishin akte që mund të diskutohen e rishikohen sepse dikush në Beograd do tolerojë për të njohur pavarësinë e Kosovës" tha ai të premten në mbrëmje në nje intervistë me Mirela Milorin. Edhe formulën e zyrtarëvë të lartë amerikanë se "ne do jemi dakord me gjithçka palët do bien dakord", të servirur në Shqipëri dhe kosovë si një miratim për shkëmbim teritoresh, ish kryeministri e sheh ndryshe: "nuk është dritë jeshile për të bëre çudira, por për të ndihmuar faktorin shqiptar" theksoi ai. Duke folur për planin Thaçi Vuçiç ai nënvizoi se "po kthehet në lodër të rrezikshme që nuk prek vetëm Kosovën apo marrëdhëniet rajonale. Është një lodër më komplekse dhe duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos fluturojmë shumë lart”.
Lapsi.al/ Burimi: ABC