Flash

Evan Rachel Wood flet hapur për shëndetin mendor: Kam tentuar vetëvrasje

Lapsi.al 2 February 2019
Evan Rachel Wood flet hapur për shëndetin mendor: Kam tentuar

Evan Rachel Wood ka folur hapur për problemet e saj me shëndetin mendor.

Aktorja u shpreh se është shtruar në spital psikiatrik kur ishte vetëm 22 vjeç.

Ylli i Hollywood në një ese të hapur rikujtoi sesi një përpjekje për vetëvrasje e bëri që të kërkonte ndihmë.

Në letrën e shkruar për Nylon, 31-vjeçarja u tha: “Shëndeti mendor ka një stigmë rreth tij. Ne parapëlqejmë të themi jemi sëmurë sesa të themi jemi në depresion. Ka më shumë mundësi të kemi përkrahje kur thyejmë një krah sesa kur jemi në një periudhe trishtimi.”

Ndërsa shtoi: ” Ishte mëngjes. Ndjeva sikur të isha goditur nga një kamion. Pastaj pa menduar, kapa telefonin. Është një nga ato momentin kur keni një zgjedhje që tejkalon zgjedhjen fillestare, duke kërkuar ndihmë: Ju nuk mund të vdisni, ose mund të ktheheni në jetë.”

Wood kujton momentin kur i telefonoi nënës së saj duke i thënë: “Mami sapo u përpoqa të vras veten. Duhet të shkoj në spital.”

Por aktorja nuk pati lëndim fizik dhe kërkoi trajtim për gjendjen mendore të saj.

Kur ishte pyetur nga nëna e saj përse u përpoq të bënte vetëvrasje, aktorja iu përgjigj: “Doja vetëm pak hapësirë nga frikërat e hijet që po mbushnin mendjen time.”

Ajo u diagnostikua me PTSD, gjendje që iu shkaktua nga përdhunime të shumta dhe një marrëdhënie shumë abuzive që vazhdoi prej vitesh.

Në ese, Wood tregoi se kërkimi i ndihmës ishte më e vështirë, sepse ishte në sy të publikut.

“Kur erdhi kohë për të shkuar në spital psikiatri, shqetësimi im i parë, për të cilën shumica e njerëzve nuk shqetësohen, ishte zbulimi i një mënyrë për të marrë ndihmë pa më gjetur askush sepse nëse me gjenin çdo shans për të rigjetur veten do dëmtohej nga mizoria e të huajve.”

Aktorja gjeti një spital psikiatrik ku iu ndryshua emri për të mbrojtur identitetin e saj dhe mori ilaçe për të luftuar ankthin.

Që nga ajo kohë, Wood thotë se vazhdon të shkojë në terapi dhe ka hequr dorë nga ilaçet.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI