Lazio është gjysëmfinalistja e fundit e Kupës së Italisë pasi ka mundur në San Siro Inter, pas 120 minutash lojë të përfunduara 1-1 dhe goditjeve të penalltive. Thomas Strakosha, portieri i kombëtares së Shqipërisë ka qenë deciviz, gjatë ndeshjes me dy tre pirje të jashtëzakonshme dhe më pas nga pika e bardhë e panlltive kur priti 22 metërshat e Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan, duke turpëruar ish-romanistin në penalltinë e fundit.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/lXQ9SCYl5L2F2hSIpyuv_31_87b27f88d999d3f4347fab7471175913_video_720p_converted.mp4
Lazio ishte skuadra më e mirë e kohës së rregullt, që u mbyll 0-0 vetëm falë ndërhyrjes spektakolare të dy portierëve Strakosha e Handanovic. Portieri zikaltër ishte më i impenjuari në 90 minutat e San Siros, por në kohët shtesë Inter e rriti lojën, duke e vënë në provë të vështirë skuadrën e Simone Inzaghit.
Megjithatë Immobile u duke se e zgjidhi ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 108, pa bërë llogaritë me VAR që fillimisht ktheu kartonin e kuq për Asamoah, duke e bërë të verdhë dhe në fund, akordoi penalltinë për Icardin, që barazoi rezultatin, pavarësisht se Strakosha e preku goditjen e argjentinasit.
https://www.televizioni.tv/upload/videos/2019/01/68BNSXxlDu6FHhHrW1sC_31_90455bad31288e04f42393f1404d8aed_video_720p_converted.mp4
Vetëm se në fund portieri i kombëtares shqiptare ekzalton gjithë aftsitë e tij, duke neutralizuar Martinez dhe Nainggolan. Gabon Durmisi përballë Handanovic, që nuk mundi të bënte asgjë në goditjen e fundit të Lucas Leiva, që kalon në katër më të mirat Lazion. Bardhekaltrit tani duhet të sfidojnë Milan, ndërsa Fiorentina e Atalanta do të kërkojnë një vend në finalen e Kupës së Italisë.