Flash

Tre të dhëna bëjnë një provë: ja arsyet pse Juventus fiton Champions League këtë sezon

Lapsi.al 1 February 2019
Tre të dhëna bëjnë një provë: ja arsyet pse

Nga arritja në Torino e Cristiano Ronaldo, në kampin e Juventus objektivi i vërtetë për këtë sezon është fitorja e Champions League, që mungon në palmaresin e bardhezinjve që prej 23 vjetësh e që i ka shpëtuar dy herë në vitet e fundit në aktin e fundit. Një objektiv që sot duket shumë afër, edhe pse Allegri nuk dëshiron të flitet për "Juventus mega-favorite", por vlerësimet tekniko-taktike këtu nuk hyjnë. Bestytënia ka lidhje në këtë rast më shumë se cdo gjë: ka një ngjashmëri të fortë në rrugën e skuadrës së Allegri dhe asaj të Lippi, që në 1996 fitoi të fundit Kupë Kampionësh, duke mundur Ajax me penallti në finalen e Olimpico.

- Në Jeddah Juventus fitoi Superkupën italiane duke mundur Milan 1-0, ekzaktësisht si 23 vjet më parë, kur bardhezinjtë mundën 1-0 Parmën, në një finale të luajtur cuditërisht në janar (një vit më parë e një vit më pas u luajt në gusht).

- Të mërkurën bardhezinjtë u eleminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta, ekzaktësisht si në 1996, kur Del Piero e të tjerët e nxorrën nga turneu, nga zikaltrit në stadiumin Atleti Azzuri d’Italia.

- E fundit ngjashmëri i takon Ajax, që 23 vjet më parë u mund me penallti në finalen e Roma e që këtë vit, 13 vjet nga hera e fundit, është kthyer të luajë në 1/8 e finales së Champions.

Tifozët bardhezi natyrisht që kryqëzojnë gishtat, por nëse tre të dhëna bëjnë një provë...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09