Flash

Video/ Panik në Serie B: Scavone rrezikon vdekjen në sekondën e 7, ndërpritet Lecce-Ascoli

Lapsi.al 1 February 2019
Video/ Panik në Serie B: Scavone rrezikon vdekjen në sekondën e

Momente frike në Via del Mare. Lecce-Ascoli, ndeshja e parakohshme e javës së 22ª, ndërpritet pas fare pak sekondash, kur mesfushori verdhekuq Manuel Scavone pëson një goditje të fortë, si pasojë e një kontrasti të pafat me kundërshtarin Beretta. Goditja në kokë është e fortë, por impresionuese është impakti i lojtarit kur rrëzohet: Scavone humbi ndjenjat përpara se të rrëzohej në fushën e lojës. E menjëhershme ndihma, në fushë u fut ambulanca, që tensionon lojtarët edhe më shumë, duke qenë se u mendua më e keqja. Frika duket në fytyrat dhe gjestet e lojtarëve. Burime nga fusha thonë se, pas disa minutash, Scavone u përmend dhe u transportua menjëherë në spital në gjendje konfuze.

Sapo ambulanca doli nga stadiumi, lojtarët e të dyja skuadrave kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes: zgjedhje që është mirëkuptuar nga arbitri i ndeshjes, që sinjalizoi braktisjen e ndeshjes deri në një datë ende të pacaktuar.

Scavone është në spital për tiu nënshtruar kontrolleve. Ajo që u mësua është se menjëherë pas përplasjes, stafi sanitar i Lecce, doktorët Palaia e Congedo, kardiologu Tondo e rianimatori Tiano, kanë nisur frymëmarrjen gojë më gojë, pa nevojën e përdorimit të defibrilatorit, duke qenë se mesfushori nuk pati asnjëherë pushim zemre.

https://www.youtube.com/watch?v=Xu7tYvt87Po

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09