Flash

Optimizëm tek Flamurtari, Koliçi: “Kemi marrë garanci për financat”

Lapsi.al 1 February 2019
Optimizëm tek Flamurtari, Koliçi: “Kemi marrë garanci

Enea Kolici, ish-portieri i Kukësit që mbron portën e Flamurtarit, është ndër protagonistët më të pritur të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Kukësit të shtunën në orën 17.00. Portieri është kthyer të flasë për situatën brenda dhomave të zhveshjes, duke pohuar se klubi ka dhënë siguri dhe garanci për zgjidhjen e situatës financiare, ndërsa ndaj Kukësit mendohet vetëm 90 minutëshi i takimit…

“Nuk më pëlqen të flas për këtë cështje – ka thënë Kolici në konferencën për shtyp -, sepse lojtarëve i pëlqen të flasin në fushë, por kemi marrë garanci për zgjedhjen e ngërcit financiar në një kohë të shpejtë”.

Shumë e lehtë të bësh llogari me renditjen, por kur Flamurtari e Kukësi të përplasen asgjë nuk mund të parashikohet. Ka dy faktorë decizive në fakt në këtë situatë: kuqezinjtë e Ilir Dajës që mes Kupës e Kampionatit kanë treguar performanca të ndryshme dhe fakti që në Vlorë Kukësi shkon me artilerinë e rëndë dhe dy përforcime më shumë. Flamurtari, në anën tjetër do të vuajë edhe mungesat, por pavarsisht këtij fakti kërkohet maksimumi: “Kemi nevojë për fitore dhe do të bëjmë maksimumin për ta arritur - ka bërë të ditur portieri i vlonjatëve – Nuk mendoj se jemi inferior ndaj askujt me apo pa mungesa”.

Referuar dhe largimeve të Bushic, Alvesh apo Siljanovskit, tekniku ilir Daja duhet të zgjedhë një formacion alternativ në këtë sfidë delikate. Për më tepër që Flamurtari do të vuajë mungesat e Kale, Torasës e Veliut, të ndëshkuar me kartona, ndërsa blerja e re Xhevahir Sukaj duket se nuk është ende gati.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09