Flash

Meshkujt ‘sunduan’ në çdo fushë, tashmë rradha e femrave

Lapsi.al 1 February 2019
Meshkujt ‘sunduan’ në çdo fushë, tashmë rradha

“Disney” bëri të ditur se të paktën 40% e prodhimeve të reja kinematografike do të drejtohen nga femrat. Kjo nismë vjen pas sfidës të lançuar në “Sundance Film Festival” të “4 Percent Challenge”. Ideja e Sundance është që studiot të angazhojnë më shumë femra në filmat e tyre në 18 muajt e ardhshëm, për të arritur në të paktën 4% të totalit. “Universal Studios” ishte kompania e parë që pranoi zyrtarisht sfidën.

Dy vite më parë, në 2017-n, në ceremoninë “Oscar” u lançua fushata sociale #OscarsSoMale, për të nxitur përfshirjen e femrave në një numër më të madh në regji dhe për të sensibilizuar opinionin publik.

Këtë vit, mungesa e femrave në nominimet për regjisore risolli edhe një herë në vëmendje fushatën e famshme. Me “shpërthimin” e #MeToo dhe denoncimet mbi ngacmimet seksuale ndaj producentëve në Hollywood, u bë e qartë se edhe problemi i mungesës së femrave në industri ishte derivat i këtyre çështjeve.

“Universal Studio” nuk ishte shtëpia e vetme kinematografike që pranoi sfidën e “4 Percent Challenge”. Edhe CEO i “Disney”, Bob Iger njoftoi se sfida e tyre i kishte tejkaluar 40% të femrave prezente në filmat që pritet të publikohen në vijim. Këto prodhime përfshijnë “Frozen 2”, “Captain Marvel”, “Mulan” dhe “Black Widow”.

Të këshilluara

Klipi i Ava Max kritikohet për skenat

Aktualisht projekti muzikor i këngëtares shqiptare Ava Max është pjesë e 15 klasifikimeve muzikore botërore duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në...

19:26

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI