Flash

Ku do të transmetohet Hell’s Kitchen 2 në Klan apo Top Channel, flet Renato

Lapsi.al 1 February 2019
Ku do të transmetohet Hell’s Kitchen 2 në Klan apo Top Channel,

Në “Hell’s Kitchen” të gjithë e pranojmë që njohëm një anë të egër të Renato Mekollit, që nuk mendonim se e kishte. Shefi i kuzhinës nuk la vetëm konkurrent pa trembur, por edhe teleshikuesit, që e ndoqën sezonin e parë të emisionit.

Ndërsa sjellja e tij ishte për t’iu përshtatur formatit dhe profesionit, programi rezultoi ndër më të ndjekurit.

“Hell’s Kitchen 2” do të vijë shumë shpejt, por ndërsa u vu në dilemë fakti se në cilin televizion do të transmetohet, Renato na jep një përgjigje zyrtare.

“Në Top Channel ‘Hell’s Kitchen Albania 2’. Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të ‘zhurmave’ dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me ‘Tv Klan’ për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në ‘Top Channel’”, shkruan Mekolli në postimin e fundit në Instagram, ku thotë se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i frikshëm se i pari.

Në fillim të janarit Renato u dallua në ambientet e “TV Klan”, duke ngritur dyshimet se kishte braktisur “Top Channel”-in. Por këto mbeten vetëm spekulime, pasi shefi i kuzhinës nuk ka në planet e afërta largimin nga ky televizion.

Të këshilluara

Klipi i Ava Max kritikohet për skenat

Aktualisht projekti muzikor i këngëtares shqiptare Ava Max është pjesë e 15 klasifikimeve muzikore botërore duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në...

19:26

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI