Alexandra Stapanova, kërcimtarja e famshme ruse e patinazhit është bërë shënjestër e mediave pas performancës që dha herën e fundit në Gala Show në Kampionatin Europian. Duke kërcyer në pistën e patinazhit këngën “The Candle was Burning” bashkë me partnerin Ivan Bukin, Stepanova dha një shfaqje tjetër nga sa e kishte parashikuar kjo për shkak të veshjes së saj tepër transparente. Alexandra kishte veshur nje body te zi shumë transparent dhe nuk linte vemd për shumë imagjinatë. Veshja pavarësisht se mbulonte pjesët më intime u diskutua në rrjetet sociale si shumë provokuese.
“Donim që kjo veshje të ishte as seksuale erotike dhe provokative njëkohësisht. “,- u shpreh partneri i saj Bukin.
Në një prononcim të dhënë së fundmi Stepanova u shpreh: “Shpresoj që veshja mos të jetë dukur e pahijshme. Thjesht ne nuk kishim mundësinë që të shihnim se si do të dukeshim me dritat e ndezura në pistën e patinazhit. Ne i shohim ato thjesht në dritën normale.”
Stepanova dhe Bukin fituan medalje argjendi në eventin e mbajtur në Minsk për performancën e tyre
