Flash

Greva/ Tani pedaogët përballë qeverisë

Lapsi.al 1 February 2019
Greva/ Tani pedaogët përballë qeverisë

Ajo që ishte paralajmëruar tashmë ndodhi. Asambleja e pedagogëve, pra shumësia e të gjithë atyre që përbëjnë fakultetin e shkencave sociale kanë shpallur sot grevën e përgjithshme të mësimit, pas ultimatumit një javor që i kishin lënë qeverisë, për të plotësuar 8 pikat e studentëve, për të rrëzuar Ligjin për Arsimin e Lartë dhe për të tërhequr VKM-të që cënojnë liritë universitare të shpallura me urgjencë në dhjetorin e vitit që shkoi.

Edhe këtë radhë protagonistë të kësaj lëvizjeje me nerv qytetar u bënë mësimdhënësit e shkencave sociale, që i kanë dhënë që në fillim tonin lëvizjes brenda universiteteve, duke mbledhur për herë të parë asamblenë dhe duke dalë, pas një ushtrimi të demokracisë perfekte me anë të votimit, me kërkesa të hapura për qeverinë.

Lexo më tej:

Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e përgjithshme në universitete

Përplasja në universitete/ Kush po e nxit konfliktin?

Por, paralelisht me këtë vendim të asamblesë së Shkencave Sociale një tjetër grup pedagogësh deshën të ezaurojnë edhe një mundësi të fundit, duke biseduar edhe njëherë me ministren e re të Arsimit, Besa Shahini. Por sipas atyre që deklaruan vetë pjesmarrësit në takim kjo përpjekje e fundit nuk prodhoi asnjë fryt. Shahini mbrojti deri në fund “Paktin për Universitetin” që propogandon shefi i saj Edi Rama.

.“Ne diskutuam për gjendjen në universitet. Biseda ishte rreth kërkesave. Presim deri në darkë nëse ajo do të ketë një përgjigje konkrete. Pastaj ne do të mbledhim takimin e Asambleve dhe do të mbajmë një qëndrim për kërkesat tona. U diskutua shumë por nuk u ra dakord për asgjë serpse ministrja nuk ka vullnetin për t’iu përgjigjur gjendjes. Ne do të konsultojmë asambletë sepse vendimi duhet të merret aty ta pas këtij takimi Pedagogu dhe publicisi Mark Marku.

Kjo me sa duket do të çojë në një mbledhje të dytë të asamblesë të të gjitha fakulteteve, ose ashtu sikurse i paraprinë Shkencat Sociale për të shpallur greve deri sa kërkesat e pedagogëve së paku të përfillen dhe të merren seriozisht.

Një javë më par ata kishin shtruar 5 kushte: Mbështetjen për kërkesat studentore, anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri, rritjen e buxhetit për arsimin publik, anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike, ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut.

©Lapsi.al

Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI