Flash

‘E dërrmuar dhe e vrarë’, Elvana thyen heshtjen, rikthehet pas jetës në ‘arrati’

Lapsi.al 1 February 2019
‘E dërrmuar dhe e vrarë’, Elvana thyen heshtjen, rikthehet

 

Pas ngjarjes që tronditi bllokun dhe mbarë opinionin publik, rikthehet Elvana Gjata. Emri i saj u lakua mjaft në media dhe jo vetëm, e më pas gjithçka u lidh me figurën e saj dhe prezencën e saj. Menjëherë pas ngjarjes Elvana vendosi të largohej nga Shqipëria por ajo çfarë e detyroi të rikthehet nga jeta në arrati qe dashuria për muzikën dhe fansat (të paktën kështu shprehet ajo). E dërrmuar dhe e vrarë ashtu siç është shprehur vetë këngëtarja ëahtë rikthyer dhe njëhër aty ku e la.

“Nuk e kam aspak të lehtë këtë moment, por e kuptoj që më duhet t’i them dy fjalë, pasi u detyrohem shumë të gjithë atyre që çdo ditë më kanë shkruar duke më pyetur për shëndetin, e duke me ofruar mbështetjen e tyre… kolegë, miq, të afërm dhe sigurisht ata që kurrë nuk më kanë braktisur e kurrë nuk kanë reshtur me dashurinë e tyre ndaj meje dhe muzikës time, fansat e mi. Po… kam kaluar një periudhe shumë të vështirë… fizikisht dhe moralisht… e dërrmuar dhe e vrarë nga fjalë, fjalë, fjalë… edhe më shumë se sa unë në këtë moment mund të shpreh me fjalë… Kurrë në jetën time si kam dashur keq askujt…ajo që kam dashur gjithmonë është të shoh veç lumturi, kudo ku kemi qenë bashkë, në çdo koncert e çdo video që ju keni publikuar me këngët e mia. Nuk e kam aspak të lehtë, por ju kam ju… e do vazhdoj të bëj atë për të cilën më keni dhuruar kaq shumë dashuri në më shumë se 10 vjet e pa të cilën nuk di a mund te jetoj”,-ka shkruar ajo në një postim në ‘Instagram’ të publikuar vetëm pak minuta më parë.

Me këto fjalë, Elvana ka zgjedhur të tregojë se do vazhdojë të këndojë dhe do të rikthehet në skenë për fansat e saj dhe për dashurinë për muzikën. Do vazhdojë të dhurojë emocione si dikur!

Të këshilluara

JLO i jep fund sfidës së dietës (FOTO)

Ditë më parë JLO dhe partneri i saj Alex nisën një sfidë me veten e tyre por që përfundoi duke u ndjekur nga shumë përsona të tjerë të famshëm ose jo në mbarë b...

16:18

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI