Flash

“Duam divan, marrim karrige”: shpërthen Pochettino kur Tottenham vendos rekordin historik në Premier League

Lapsi.al 1 February 2019
“Duam divan, marrim karrige”: shpërthen Pochettino kur
Janari i merkatos është mbyllur tashmë e, ekzaktësisht si në verën e kaluar, Tottenham nuk ka bërë asnjë goditje. Një fakt i pazakonshëm për klubin, madje e pamendueshme për gjendjen ku ndodhen Spurs, të tretët në Premier League, në 1/8 e Champions League e duhet të bëjnë llogaritë me dëmtimin e Kane e Dele Alli. Sipas ESPN UK, në fakt, Spurs kanë vendosur një record të ri: një vit të plotë, 365 ditë, pa blerë asnjë lojtar, që e bën Tottenham shoqërinë e parë në historinë e Premier që nuk blen askënd në verë e dimër.
Një e dhënë e rëndësishme, që ka shkaktuar ironinë e tifozëve kundërshtarë e ka lënë Mauricio Pochettino, teknikun e Spurs, të hidhëruar: "Liverpool ka nevojë për një mbrojtës, merr van Dijk. Kanë nevojë për portier e kush është më i miri? Alisson. Po kështu edhe Manchester City - ka thënë argjentinasi duke analizuar merkaton e anglezëve - Tottenham nuk është aty, nëse kemi nevojë për lavatrice, marrim një përshtatës që mund të bëjë të njëjtën punë. Në vend të një divani marrim një karrige. Kjo është diferenca mes Tottenham e skuadrave të ndërtuara për të fituar".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09