Flash

Chelsea vendi i kontradiktave të trajnerëve, Sarri sulmon Conte: "Këtu janë mësuar me kundërsulm"

Lapsi.al 1 February 2019
Chelsea vendi i kontradiktave të trajnerëve, Sarri sulmon Conte:

Pas i bëri të gjithë për vete në një fillim sezoni fantastik, Maurizio Sarri tani është në rolin e të akuzuarit, për humbjen shkatërrimtare 4-0 kundër Bournemouth. Tekniku italian, përpara ndeshjes së Premier League kundër Huddersfield ka pranuar se po kalon vështirësi të paparashikuara, por përsëriti vullnetin e tij për të "ndryshuar mentalitetin" e Chelsea e nuk ka kursyer në këtë pikë edhe Antonio Conte: "Kjo skuadër ishte mësuar të luante, e fitonte, me një tjetër modul, duke nisur me kundërsulm - ka thënë në konferencë shtypi - Jam një ëndërrimtar e dua që lojtarët e mi të luajnë sipas vizionit tim, me zotërim topi dhe duke kontrolluar ndeshjen".

'Sarri-ball' pësoi një zhgënjim të madh pas 5 humbjeve në 12 daljet e fundit dhe tani tekniku ka përfunduar në qendër të kritikave, i kontestuar edhe nga tifozët e Blues: "Situata në Premier është e qartë: janë tre skuadra superiore, sepse kanë projektuar dhe patur durim, duke mbajtur të njëjtët menaxherë në vitet e fundit. Në sezonin e parë Liverpool i Klopp e mbylli në vendin e tetë. E dija se do të kishte vështirësi dhe i kuptoj tifozët, por në këtë moment duhet të kenë durim".

Në fund edhe një batutë për Hazard ("Për të nuk është e lehtë, por po përmirësohet. Ishte mësuar të luante në një mënyrë individuale, tani duhet të punojë për skuadrën") e një për Higuain: "Duket që nuk është në formë, mes dëmtimit në shpinë dhe merkatos nuk është stërvitur mirë. Duhet të gjejë kondicionin më të mirë".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09