Flash

Angelina dhe Brad fotografohen për herë të parë bashkë pas ndarjes

Lapsi.al 1 February 2019
Angelina dhe Brad fotografohen për herë të parë bashkë

Fotografohet për herë të parë bashkë që nga shtatori i vitit 2016-të, ish-çifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Revista australiane “Who” publikoi dy foto të dyshes, ndërsa hedh dyshimet se po përpiqen që të rikthehen sërish bashkë.

Por në të vërtetë takimi është bërë në një zyrë ligjore më 30 janar, në Beverly Hills.

Ata kanë qenë bashkë në një takim prej tri orësh, në të cilin mendohet se kanë diskutuar kujdestarinë e gjashtë fëmijëve. Në takim ishin edhe përfaqësuesit ligjorë të të dyve.

Mediat e huaja shkruajnë se dy aktorët takohen dy herë në javë, në mënyrë që të diskutojnë të gjitha detajet lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

“Ata kanë pasur takime të tjera, nuk është hera e parë. Kjo është pjesë e procesit të tyre për t’i bërë gjërat të funksionojnë, lidhur me fëmijët dhe divorcin”, tha një burim për “Us Weekly”.

Një burim tregoi se takimet kryhen në mënyrë që ndarja e gjërave të vijë në mënyrë më paqësore.

Angelina dhe Brad kanë 6 fëmijë: Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Shiloh, 12 vjeçe, Zahara, 14 vjeçe dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 10 vjeç.

Të këshilluara

Klipi i Ava Max kritikohet për skenat

Aktualisht projekti muzikor i këngëtares shqiptare Ava Max është pjesë e 15 klasifikimeve muzikore botërore duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në...

19:26

Përplasja e Diddy-t me bashkëshortin e Jlo

Përpara dy dekadash në botën e showbizz-it bënte mjaft bujë çifti Puff Diddy- Jennifer Lopez, por edhe pse kanë kaluar kaq shumë kohë, mesa duket diçka prej aty...

17:30

Cardi B tregon kushtin e rikthimit me Offset

Ashtu siç u fol disa ditë më parë reperja e njohur Cardi B është rikthyer me bashkëshortin e saj Offset me të cilin ka edhe një vajzë. A rsyeja e ndarjes ishte ...

17:04

Ben Affleck heq dorë nga 'Batman' (FOTO)

Ben Affleck ka konfirmuar së fundmi se nuk do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të ‘The Batman’, që do të shfaqet në vitin 2021. Edhe pse ai nuk do të jetë pje...

16:14

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI