Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Lapsi.al 1 February 2019
Kur debati politik merr fytyrën e Gjushit

Në të gjitha shfaqet televizive të së enjtes show mbizotëroi mbi thebin.

Edi Rama marshoi drejt parlamentit duke mbajtur mbi kurriz jo vetëm peshën e rëndë të akuzave për vjedhjen e votave me ndihmën e trafikantëve të drogës po edhe me atë, se këto “scoop-e”, tani po i zbulohen nga Zëri i Amerikës. Për t’a fashitur ai ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Të luante karagjozin duke u fotografuar me llapën jashtë, të vinte në dukje thuthuqërinë e Palokës, të vetëviktimizohej me plagët që kundërshtarët politikë kanë shkaktuar në dekada mbi familjen e tij dhe se fundi, të hidhte bombën tymuese, plot aludime, se Sali Berishës i është refuzuar viza amerikane.

Me të dëgjuar këtë akuzë, Sali Berisha reagoi me po të njëjtën mënyrë. Në vend që të përgjigjej me një pohim apo mohim të thjeshtë (gjë që e bëri vetëm pasi mori konfirmimin se ambasada e rrugës së Elbasanit nuk e komentonte këtë fakt) ai u lëshua çmendurisht në vizatimin e portretit të pasardhësit të tij, si një njeri që i rrëmben gratë shokëve, që ka mohuar djalin e vet, që ka akuzuar të atin për incest.

Në fakt, të gjitha këto i ka përsëritur me qindra herë që prej vitit 2000 e këtej. Por ato i duheshin këtë të enjte vetëm për dominuar aludimet për një penalizim nga Uashingtoni.

Po ti shikoje, dje, me vëmendje, ata ngjanin me dy gladiadorë që ndonëse përlesheshin, donin të ndihmonin njëri tjetrin nga i njëjti hall, fshehja e së vërtetës. Rama kërkonte me çdo kusht që debati për vjedhjen e votave me anë të trafikanëtve të drogës të zinte sa më pak hapsirë. Berisha rekej të fliste për çdo gjë tjetër, qoftë edhe për shthurjen e familjes së Ramës, por jo të jepte një prononcim të prerë për çështjen e vizës.

Më e bukura, kulmi i kulmeve, ishte se në këtë skemë u përfshi edhe Gjushi, që ishte personazhi kryesor i kapur nga përgjimet. Asgjë nuk qe e rastësishme. PS, që prej kohësh nuk i nxjerr figurat e saj pa leje në TV, që i pengon ata të ballafaqohen për tema që i kanë në dizavantazh, i kishte dhënë leje kryebashkiakut të Durrësit. Natyrisht me një mision të qartë. Që Dako të luante rolin e budallait.

Dhe po aq i rëndomtë sa fjalori i tij që nuk i kalon 200 fjalët, po aq vulgar sa kollarja që kish lidhur pas qafës, po aq banal sa vetë e keqja, Vangjushi i realizoi të gjitha pritshmëritë. Ai relativizoi gjithçka duke e shitur si vlerë prezencën në tavolinat e kriminelëve, e quajti si detyrë elektorale shoqërinë me ta dhe pohoi se nuk kërkon t’u kontrollojë miqve çertifikatën e penalitetit.

Përballë kësaj idiotësie të veshur me tipare njerzore ishte i kotë çdo lloj debati moral.

Dhe duhet pranuar që në fund të ditës prezenca mbizotëroi mbi esencën. Pyetjet themelore: pse është arkivuar nga prokuroria dosja 339/1; pse kudo në përgjime dalin banditë që vjedhin vota; pse stafetën e denoncimeve e ka marrë Zëri i Amerikës; a ka probleme Berisha në Uashington; a janë ato të lidhura me qëndrimin e tij të ashpër kundër ndryshimit të kufinjve, u sfumuan krejtësisht nga spektakli i radhës.

Po të shikoje gjatë ditës së djeshme mediat online dhe gjatë mbrëmjes emisionet politike, bindeshe edhe më tepër për këtë. Aty mbizotëronte pesha e show-t. Aty rendesën kryesore e fitoi politika që pranon të marrë fytyrën e Gjushit, vetëm që të fshehë atë të vërtetën.

Prandaj me keqardhje duhet pranuar se si Rama, si Berisha, si Dako arritën edhe njëherë të na e hedhin.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Erë paqeje në Ballkan

Rastet për të festuar zbrapsjen e nacionalizmave janë po aq të ralla sa edhe lajmet e mira që mbërrijnë nga Ballkani. Prandaj duhet të gëzohemi dyfish për votën...

19:11

Si po arrin Rusia të vendosë për Kosovën

...apo një sistem i korruptuar antivirus për Perëndimin 1. Javier Solana thuhet të ketë qenë në Moskë, në cilësinë e shefit të parë të diplomacisë evropia...

19:12

Miti që po thyhet në universitete

Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse ...

13:36

21 janari, alibia që i duhet hequr Edi Ramës

Ky përvjetor i 21 janarit tregoi shumë për debatin i cili ndau në dysh Shqipërinë tetë vite më parë. Qoftë edhe një sy i pavëmendshëm e kishte të lehtë të shiko...

13:40

Mirë protesta, por cili është fundi?

Opozita ka gjetur një sebep qesharak, si mosdhënia e fjalës në parlament gjatë votimit të ministrave të rinj, për të shpallur një aksion madhor: protesta deri n...

11:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI