Flash

Vrasja e ish-policit në Tiranë, zbardhen të tjera detaje nga hetimi

Lapsi.al 31 January 2019
Vrasja e ish-policit në Tiranë, zbardhen të tjera detaje nga

Zbardhen detaje të reja nga vrasja mafioze e 50-vjeçarit Arben Bilali. Sipas hetuesve, dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur viktimën që prej urës së Vasil Shantos deri në afërsi të banesës ku më pas e kanë qëlluar me breshëri automatiku. Dyshohet se është përdorur një armë me silenciator, e modifikuar. Të gjithë dëshmitarët e pyetur kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Bilali udhëtonte në një mjet tip Golf si pasagjer, ndërsa është qëlluar sapo ka zbritur nga makina. Në pyetje është marrë edhe personi që shoqëronte viktimën në kohën kur iu bë atentati, por dëshmia e tij nuk ka ndihmuar policinë. Hetuesit nuk japin detaje mbi identitetin e tij, por mësohet se ai ishte mik i viktimës.

Hetuesit thonë se ekzekutimi është kryer nga një person që qëndronte i ulur në sediljen e pasme të mjeti tip Mercedez Benz me targa të huaja, që kanë rezultuar të falsifikuara.

Ekspertët e policisë kanë sekuestruar më shumë se 30 kamera sigurie në bizneset e zonës, që tregojnë dinamikën e ndjekjes së Arben Bilalit.

Po në kamera shihet edhe nga janë qëlluar plumbat. Në kamerat që disponon policia, nuk arrihet të identifikohen atentatorët, pasi të dy mbajnë kapele dhe kokën e ulur, në mënyrë që të shmangin kamerat.

Hetuesit kanë dyshime se atentati mund të ketë lidhje me një hasmëri të vjetër të familjes Bilali, me një familje tjetër kriminale në kryeqytet, që vepron kryesisht në zonën ku ndodhi vrasja. Edhe ndaj këtij grupi, sipas policisë, ka pasur viktima në atentate gjatë viteve të fundit. Ish-efektivi i policisë, i ka shpëtuar një atentati tjetër në vitin 2010.

Ndërsa tre muaj pas plagosjes, atij i vrasin vëllain, Leonard Bilalin, ish-mundës i ekipit Dinamo. Në vitin 1998 iu vra edhe vëllai tjetër, Bujar Bilali, në rrethana të paqarta. Shkaqet e këtij zinxhiri vrasjesh mbeten ende të panjohura. Edhe për dy atentatet e tjera, policia nuk ka mundur të gjejë autorët. /TvKlan

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI