Flash

'Trillim fund e krye', Berisha: Nuk më është refuzuar viza amerikane

Lapsi.al 31 January 2019
'Trillim fund e krye', Berisha: Nuk më është refuzuar

Në 10-minutëshin e pushimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për kunjën e kryeministrit Edi Rama hedhur drejt tij se nuk mund të kalojë dot oqeanin dhe të shkojë në SHBA.

Pyetjes së gazetarëve nëse i është refuzuar viza amerikane Berisha iu përgjigj:

"Jo kurrë. Në mënyrë absolute kurrë. Është një trillim fund e krye. Por unë udhëtoj shumë rrallë." - u shpreh Berisha i cili komentoi edhe investimin e Zërit të Amerikës për blerjen e votave dhe bashkëpunimin e zyrtarëve të PS me emra të botës së krimit dhe reagimin e Ramës.

"Zoti Rama është në përpëlitje sepse po demaskohet çdo ditë e më shumë. E vetmja fije shprese e tij është se po skadojnë transaksionet me trojet shqiptare.

Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Opozita do e parandalojë sepse zgjedhje me Edi Ramën nuk ka. Rrëzimi i Edi Ramës. Kjo përpjekje e opozitës nuk është të vijë në pushtet me forcë pro të vijë në pushtet me votë." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Berisha- Ramës: Ke mohuar djalin tënd

Debati mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ka degraduar në ofendime. Teksa Rama akuzon Berishën se Amerika i ka mohuar vizën, Beris...

13:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI