Flash

Skandali i Kupës së Azisë: plas para finales, Emiratet denoncojnë Katar për grumbullime të parregullta!

Lapsi.al 31 January 2019
Skandali i Kupës së Azisë: plas para finales, Emiratet

Të fitosh është e vetmja gjë që ka rëndësi. E për ta bërë duhet provuar cdo gjë. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk po e pranojnë dot faktin që u eleminuan nga Kupa e Azisë që po mirëpresin, aq më tepër nga rivalët e Qatar. E kështu kanë bërë denoncimin formal në federatën kontinentale për grumbullime të parregullta kombëtare.

Nën akuzë kanë përfunduar dy futbollistë të Katarit që kanë lindur jashtë kufijve të shtetit. I pari është Almoez Ali, lindur në Sudan 22 vjet më parë e tjetri Bassam Al Raëi, 21 vjecari iraken. I pari ka patur edhe eksperienca të shkurtra në futbollin europian, fillimisht në Austria me Laska Linz e pastaj në Spanjë me Leonesa. Nga 2016 luan në Al-Duhail, por ka bërë rrugën nëpër gjithë ekipet e moshave të Katar. Histori e ngjashme edhe për Al Raëi. Rregullorja e FIFA flet qartë: “një lojtar që ndryshon kombëtare duhet të konfirmojë që një nga prindërit ose gjyshërit ka lindur në atë shtet”. Kusht që sic duket nuk është respektuar në këtë rast.

Sipas spanjolles As, denoncimi ende nuk ka marrë një përgjigje. Trajneri i Katar, spanjolli Felix Sanchez nuk ka dashur ti japë peshë cështjes dhe ka komunikuar menjë shprehje klasike “Jemi të përqendruar vetëm tek finalja”. Por nëse Katar gjendet fajtor, mund të kompromentohet i gjithë kompeticioni. Të gjitha skuadrat e eleminuara nga Katar, në këtë rast, do të kishin dicka për të reklamuar.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09