Flash

Një ditë pas intervistës në Top Channel Alesia Bami largohet nga emisioni investigativ

Lapsi.al 31 January 2019
Një ditë pas intervistës në Top Channel Alesia Bami largohet

Modelja Alesia Bami është një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Prej kohësh atë e kemi parë në performancat e saj si velinë në emisionin “Stop” në televizionin “Klan”.

Gjithçka dukej në rregull, kur papritmas mbrëmjen e kaluar balerina bukuroshe nuk ishte krah Saimir Kodrës. Në vend të saj u shfaq Gloria Meshi, gjithashtu balerinë e modele.

Largimi i befasishëm i saj na shtyu të kërkojmë më shumë rreth arsyes që e ka detyruar Alesian të largohet nga ekrani i televizionit në fjalë.

Cila ishte dalja publike e fundit e saj?

Me një kërkim të lehtë, siç shumë prej jush edhe mund ta kenë ndjekur, këtë të martë, ajo ishte e ftuar emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

E pyetur nga Bieta Sulo, moderatorja e emisionit, se cila është ëndrra e modeles, ajo u përgjigj duke qeshur:

“Pas baletit, aktrimi ka qenë një ëndërr për mua! Më pëlqen kinematografia që në vendin tonë nuk është shumë e zhvilluar, por mendoj që në qoftë se do jetë primare për mua, do iki!”

Siç u kuptua, Alesia dëshiron që t’i përkushtohet totalisht aktrimit tanimë duke qenë se siç ajo e theksoi në intervistë ka marrë përsipër shumë gjëra për të bërë dhe se në një farë mënyre i duhet të bëjë një zgjedhje.

Por a është kjo arsyeja e vërtetë pse nuk u shfaq mbrëmjen e kaluar në “Stop”, apo mos është ndonjë konflikt i mundshëm pas intervistës në emisionin konkurrent…

Ja një tjetër reagim nga Alesia! Ajo para disa orësh ka postuar disa foto dhe video në Instastory, në njërën prej të cilave shfaqet me një gotë verë në dorë, në një ambient me pishinë, ku duket se po shijon gjithçka!

 

Të këshilluara

Justin Bieber tashmë edhe si stilist

Ylli i popit Justin Bieber ka hyrë në indrustrinë e modës si stilist. Bieber ka krijuar një linjën e veshjeve që quhet “Drew House” dhe kryesisht janë në ngj...

09:02

The rock, jo më pjesë e 'Fast&Furious'

Fast & Furious 9” do të nisë xhirimet pa një nga emrat më të famshëm të sagës. “The Rock” ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e filmit të ri, duke shtuar ...

18:40

Vesa Luma tregon zënkat me Big Bastën

Mbrëmjen e kaluar, e ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova në Rubrikën “Haje ose Thuaje”, Vesa u pyet edhe për raportin me bashkëshortin e saj. Këngëtarja ...

16:47

Ellen Degeneres rikthen 'Friends'

Ellen DeGeneres ka bashkuar dy aktoret protagoniste të ‘Friends’ për të promovuar një faqe të re në ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ për njërën prej tyre. Ajo shprehu...

16:06

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI