Flash

Mesazhi i Bashës për maxhorancën: Tik-tak po afron ora

Lapsi.al 31 January 2019
Mesazhi i Bashës për maxhorancën: Tik-tak po afron ora

Lulzim Basha paralajmëroi maxhorancën se po i vjen ora.

Basha deklaroi në foltoren e Kuvendit se kjo është qeveri hajdutësh që vepron si bandë kriminale dhe e ka lidhur fatin me kriminelët. Provat i dha Zëri i Amerikës.

“Dje Zëri i Amerikës ka treguar që jeni hajdutët e votave dhe shqiptarëve. Keni treguar se veproni si bandë kriminale, ju hani e pini me kriminelët duke filluar nga ky i pari.

Mos ki frikë (Ahmetajt)! Flisni këtu për kod etike, keni marrë Shqipërinë peng, keni marrë këtë parlament peng. Ju vidhnit për kryehadutin dhe kryehaduti nuk vjen. E di gjithë bota si e morët pushtetin në 2017. E morët me pazaret që keni bërë me krimin. Kur e lidh fatin me kriminelët nuk ka si të mendosh për shqiptarët. Kur e lidh fatin me Emiljano Shullazin e Dritan Dajtin nuk të bëhet vonë as për banorët e Tiranës, as të Astirit. Nëse mendoni se mund ta shtyni kështu e keni gabim.

Jeni kukulla, matroshka. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë jo një parlament kukull të krimit. Nuk është i juaji ky parlament, as i kriminelëve me të cilët bëni Pazar. Është i popullit, thirrini mendjes. Tik-Tak po afron ora. Ai është padroni i Vangjush Dakos e Damian Gjiknurit”, tha Basha në foltoren e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI