Flash

"Kush nuk kupton nga futbolli tani? Zhduku": tifozët e Romës kundër Kolarov

Lapsi.al 31 January 2019
"Kush nuk kupton nga futbolli tani? Zhduku": tifozët e Romës
Pas disfatës së jashtëzakonshme në Franchi, në cerekfinalet e Kupës së Italisë, atmosfera në kampin e Roma është e tensionuar, me drejtuesit të përcarë dhe e ardhmja e Eusebio Di Francesco e varur në një fije. Një klimë e tensionuar që e ka detyruar skuadrën të kthehet nga Firence me autobus dhe jo me tren për të evituar kontestimet e tifozëve në stacion e episode të tjera si ajo e pak ditëve më parë me protagonist Aleksandar Kolarov, që i është përgjigjur ashpër një tifozi që i kërkonte skuadrës të zgjohej. "Tifozët kuptojnë pak nga futbolli e flasin shumë" kishte komentuar pas humbjes në Udine mbrojtësi serb (një nga të paktit bashkë me Zaniolo që shpëtoi fytyrën në katastrofën me Fiorentinën), fjalë që verdhekuqtë nuk ia kanë falur, duke e sulmuar në fazen e tij në Instagram: "Duhet ti kërkosh falje atij tifozi - shkruan dikush - I lejon vetes të fyesh ata që iu mbështesin, është një e drejtë e tifozëve të kërkojnë më shumë impenjim, duhet të keni respekt". Raporti mes Kolarov e tifozëve të tij është në fund, duke mos harruar madje, se e shkuara tek Lazio e lojtarit ka bërë të vetën në këtë histori. “Jemi ne që nuk kuptojmë nga futbolli, vërtetë?” shkruan dikush tjetër, duke cituar fjalët e serbit, e pastaj një seri komentesh "Turp", "Zhduku", "I padenjë".

Të këshilluara

Video/ Maguire barazon në Anfield Road

Leicester nuk ka shkuar turist në Anfield Road dhe Harry Maguire e ka vërtetuar barazimin në ndeshjen kundër Liverpool. Qendërmbrojtësi i Dhelprave ka shënuar g...

22:13

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09