Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Kronika/ Top Channel nuk ndalet së shërbyeri kundër studentëve protestues

Lapsi.al 31 January 2019
Kronika/ Top Channel nuk ndalet së shërbyeri kundër
Top Channel ka transmetuar sot një kronikë të anshme (shiko poshte) për të treguar se protestën studentore e kanë marrë peng forumet rinore të PD dhe LSI. Nuk ka dyshim se në këtë përpjekje për ti shërbyer verbërisht propagandës qeveritare, që pretendon se kërkesat e studentëve janë plotësuar dhe ata duhet të kthehen në shkollë, televizioni që ka hall të heqë qafe me reformën e re të drejtësisë ish pronarët e dikurshëm të kësaj mediaje (me 60%),  nuk e ka të vështirë të gjejë dy, tre apo më shumë militantë partiakë. Edhe media të tjeta si Lapsi.al që e kanë mbështetur protestën studentore e kanë evidentuar rolin negativ që luajtën në të partitë e opozitës. Pra nuk është aspak e vështirë të gjesh aty student me tesra. Por, problemi këtu është se si ka mundësi që televizioni që i mbushi studiot e tij me freshistë që i shiste si kundërshtarë që do përballeshin me Ramën, televizioni të cilit ia përzinin gazetarët nga protesta, u shqetësuar për këto prezenca politike mes studentëve, madje duke investiguar dhe duke i shenjuar me rreth te kuq studentet e politizuar.

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës në Top Channel (Pamjet)

FOTO/ Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH

Përgjigja është e thjeshtë: Edi Ramës i duhet pëmbyllja e grevës së studentëve dhe petagogëve (e shpallur për nesër) pa plotësuar kërkesat dhe pa prekur Ligjin e Arsimit të Lartë, prandaj po keqpërdor çdo mashë të tij për ti vënë kapak kësaj proteste që e turbulloi jo pak. ©Lapsi.al https://youtu.be/vwiDAI9NN3c

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI