Flash

Drejtori i mjedisit në Vlorë përplas 11 makina, dalin pamjet

Lapsi.al 31 January 2019
Drejtori i mjedisit në Vlorë përplas 11 makina, dalin pamjet

Zbulohet se drejtuesi i mjetit i cili u përplas me 11 makina të parkuara në rrugën Transballkanike në Vlorë është Kreshnik Lilaj.

30-vjeçari Kreshnik Lilaj mban postin e drejtorit të Mjedisit në Vlorë.

Të dhënat e para të policisë në Vlorë tregojnë se ai kishte drejtuar makinën në gjendje të dehur.Për shkak të alkool-it, ka humbur dhe drejtimin e mjetit.

Vetë drejtuesi, Kreshnik Lilaj, ka shpëtuar me lëndime te lehta, por dëmet materiale të shkaktuara në vendngjarje janë të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?v=ZwPanqaxcjI

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI