Flash

Dako luan kllounin: Ç'a të keqe ka të drekosh me kriminelë?

Lapsi.al 31 January 2019
Dako luan kllounin: Ç'a të keqe ka të drekosh me

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako nuk e ka për gjë të luajë kllounin në studio duke relativizuar gjithçka duke qënë se është normale të ulet për dreka me njerëz me precedentë. Ai është shprehur se kur takohet me persona nuk interesohet nëse kanë ose jo probleme me ligjin.

“Unë kur ha dreka, s’dua t’ia di nëse janë me precedentë”, tha Dako në emisionin “Open” në Top Channel. Kryebashkiaku i Durrësit, duke iu refereuar përgjimeve të prokurorisë të publikuara së fundmi, pranoi se ka qenë në një restorant duke drejtuar me Avdylajt. Dako është shprehur se drekat me grupe të ndryshme vjen si pjesë e punës së tij si kryetar bashkie.

“Në atë drekë kanë qenë 12 apo 13 veta… Kam qenë i ftuar, për fat të keq kanë qenë dhe këta, por unë kam qenë i ftuar nga të tjerë. Nuk mbaj mend se ka ndodhur në 2017. Nuk kam qenë unë i përgjuar por ata. Altini avdylaj nuk ka qenë në drekë me sa mbaj mend unë. Nuk më shqetëson fakti që jam në darkë me këta persona, sepse në këto dreka dhe darka i kemi pjesë të punës tonë, me persona dhe njerëz të ndryshëm, për aktivitet nga më të ndryshme, lloj lloj bamirësish që bëjmë”,

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI